Djali i Ronaldos puth vajzën 27 vjeçare (Foto)

Djali i legjendës braziliane, Ronaldos, duket mjaft problematik edhe pse në një moshë mjaft të re. Ai ka puthur një vajzë 27 vjeçare.

Sport

24/12/2014 11:52

Ai quhet Ronald dhe është vetëm 14 vjeçar, por kjo nuk e pengon që të kalojë natën në klube të ndryshme dhe mjaft të njohura.

Edhe pse ende i ri, Ronald është 1.85 cm i gjatë dhe punon si DJ në një klub nate. Së fundmi janë postuar disa fotografi ku ai shihet duke u puthur me një vajzë 27 vjeçare.

Pasi kuptoi se me kë ka pasur punë, vajza u betua se nuk e kishte ditur moshën e Ronaldit dhe se ai kishte gënjyer duke thënë se ai është 18 vjeçar.