Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez
Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao Mendes, djalit të legjendës braziliane Ronaldinho. 20-vjeçari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin e Championship-it, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër. Mendes u formua në akademinë e Barcelonës përpara se të kalonte te Burnley në vitin 2024, ku luajti rregullisht për…

Sport
Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao Mendes, djalit të legjendës braziliane Ronaldinho. 20-vjeçari ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin e Championship-it, me opsion për ta zgjatur edhe për një vit tjetër.
Mendes u formua në akademinë e Barcelonës përpara se të kalonte te Burnley në vitin 2024, ku luajti rregullisht për ekipin U-21, por u lirua në fillim të këtij viti.
Në prezantimin e tij, ai u shpreh se eksperiencat në vende të ndryshme e kanë ndihmuar të zhvillojë lojën:
“Është mirë të luash në stile të ndryshme futbolli. Në Brazil është një stil, në Spanjë një tjetër dhe në Angli një tjetër. Kjo e plotëson shumë mirë lojën tënde.”
Ronaldinho, fitues i Kupës së Botës 2002 dhe i Topit të Artë 2005, e përcolli të birin me një mesazh urimi në Instagram, duke postuar një foto të Mendes me fanellën e Hull Cityt dhe mbishkrimin: “Paç fat në klubin tënd të ri dhe sfidë, biri im.”