Djali i ish-ushtarit të UÇK-së me emocion rrëfen momentin me flamurin e UÇK-së: Iu afrova policëve

Pamjet me flamurin e UÇK-së në dorë u bënë virale dhe emocionuan krejt shqiptarët. Lirim Jashari, djali i ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Jasharit, nuk e la për asnjë moment flamurin në tokë. Ai në emisionin DPT te Fidani, tregoi më shumë rreth kësaj skene e cila u bë gjatë protestave në Prishtinë, ku u kërkua…

Lajme

07/10/2026 18:53

Pamjet me flamurin e UÇK-së në dorë u bënë virale dhe emocionuan krejt shqiptarët.

Lirim Jashari, djali i ish-ushtarit të UÇK-së Bajram Jasharit, nuk e la për asnjë moment flamurin në tokë.

Ai në emisionin DPT te Fidani, tregoi më shumë rreth kësaj skene e cila u bë gjatë protestave në Prishtinë, ku u kërkua votimi i ndryshimeve për Ligjin e Speciales.

“Gjithçka filloj kur ne u kthyem dhe u grumbulluam te Sheshi Skenderbeu, pas gjithë atyre skenave që ndodhën. Momenti që Çlirim Haziri, organizatori jonë e ka marrë fjalën dhe ka filluar realisht me përmbyllë protestën, për shkak që eskaloi dhe nuk mbet më asgjë përpos sulmeve të policisë ndaj neve, ka ardhur nëna e Çlirimit aty, si e përjetoi ajo kur e pa gjendjen fizike të Çlirimit, u mërzita shumë. Filluan policia me hedh gaz lotsjellës në mes të turmës, u kthyem krejt prapa dhe në atë moment e kam parë një djalë të ri me flamur, Granit Zogjani, djali i një dëshmori. U ndala për një moment dhe mendova se ndaj kujt po gjuajnë?”, u shpreh ai tepër emocionalisht.

“Edhe pse e mendova rrezikun, e vendosa me ia kap flamurin atij djalit edhe me iu afrua policëve dhe me ju tregu se ndaj kujt janë duke gjuajtur”, tha Jashari në DPT te Fidani.