Djali i ish-presidentit të Real Madrid shërohet nga koronavirusi
Familja Sanz u trondit me vdekjen e trishtuar të patriarkut, Lorenzo, për shkak të koronavirusit.
Sport
Ish presidenti i Real Madrid nuk mundi të kapërcejë pneumoninë e shkaktuar nga Covid-19.
Disa ditë më vonë, u dha lajmi se djali i tij Paco ishte pranuar në spital për të njëjtën gjendje.
Për dallim nga babai i tij, gjendja e Paco Sanz nuk ishte aq serioz dhe këtë të dielë ka mbërritur lajmi i madh: ai është larguar nga spitali Vithas Nisa Pardo de Aravaca (Madrid) pas shërimit nga koronavirusi, përcjell lajmi.net.
Personi përgjegjës për njoftimin e lajmit të lumtur ishte Lorenzo, vëllai i Paco, në llogarinë e tij personale në Twitter: “Jo gjithçka do të jetë një lajm i keq këto ditë. Vëllai im Paco sapo është liruar pas një javë në spital. Shumë faleminderit për të gjitha mesazhet tuaja”. /Lajmi.net/