Djali i Hysni Gucatit viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Edhe sot janë të motivuar dhe të pathyeshëm

Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, ua kanë uruar qytetarëve festat e nëntorit. Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së edhe sot janë të motivuar dhe të pathyeshëm, shkruan…

Lajme

28/11/2022 15:23

Musli Gucati, djali i ish-kreut të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit, ka bërë të ditur se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në paraburgim në Hagë, ua kanë uruar qytetarëve festat e nëntorit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ish-krerët e UÇK-së edhe sot janë të motivuar dhe të pathyeshëm, shkruan lajmi.net.

Postimi i tij i plotë:

“Urime 28-të nëntori” ishin fjalët e Hysit, Baces Jakup, Kadriut dhe Rexhes.

Data historike e shqiptarëve 28-të Nëntori këtë vit na gjeti të burrat që e bënë shtetin e Kosovës, si gjithmonë të motivuar dhe të pathyeshem.

28 nëntor, 2022. /Lajmi.net/