Djali i Fadil Fazliut pas arrestimit të babait: Nuk e dim arsyen, ndodhet në zyret e EULEX-it dhe pritet të dërgohet në Hagë

Djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu ka folur sot pas arrestimit të babait të tij nga Gjykata Speciale. Fahri Fazliu në një deklarim për media ka thënë se ai është arrestuar sot në ora 8 në mëngjes ndërsa ende nuk e din arsyen se pse është arrestuar. “Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa…

Lajme

05/12/2024 11:28

Djali i Fadil Fazliut, Fahri Fazliu ka folur sot pas arrestimit të babait të tij nga Gjykata Speciale.

Fahri Fazliu në një deklarim për media ka thënë se ai është arrestuar sot në ora 8 në mëngjes ndërsa ende nuk e din arsyen se pse është arrestuar.

“Sot rreth orës 8 të mëngjesit te banesa e tij në Kodër të Diellit ku edhe është bastisur para një viti, është arrestuar me 3-4 kerre të forcave të EULEX-it me urdhër të Dhomave të Specializuara Fadil Fazliu, babai im. Përndryshe Fadili ka qenë pjesë e UCK-së, është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu. “Ai ndodhet në zyret e EULEX-it, pritet të dërgohet në Hagë”, ka thënë Fahri Fazliu.

Fadil Fazliu ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa është vëllai i heronjve Fazli dhe Bahri Fazliu.

Gjykata Speciale sot ka arrestuar Isni Kilajn, Fadil Fazliun, Bashkim Smakajn dhe Hajrullah Çekun.

Përmes një komunikate për media, Gjykata Speciale ka thënë se janë duke u kryer disa operacione në Kosovë, në kuadër të procesit hetimor.

Sipas në njoftimi të bërë për media thuhet se këto operacione po bëhen në kuadër të hetimeve për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Po ashtu u theksua se operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana e gjyqësorit në Hagë dhe po mbështeten nga EULEX në Kosovë.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë. Operacionet e ZPS-së janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”.