Djali i akuzon imamët se s’pranuan t’ia varrosin nënën me flamur kombëtar, xhamia e fshatit të Tetovës reagon

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës po pretendon se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi. Ai ka thënë se si pasojë e këtij refuzimi, ai e ka varrosur nënën e tij me flamur kombëtar dhe pa praninë e hoxhallarëve. Banori i Llacës ka thënë…

Lajme

29/08/2026 14:31

Një banor i fshatit Llacë të Tetovës po pretendon se hoxhallarët e fshatit s’kanë pranuar që t’ia varrosnin nënën e tij me flamurin kuq e zi.

Ai ka thënë se si pasojë e këtij refuzimi, ai e ka varrosur nënën e tij me flamur kombëtar dhe pa praninë e hoxhallarëve.

Banori i Llacës ka thënë se familja e tij ka kontribuar në luftë.

“Më thanë se nëse nuk e heq këtë flamur, nuk varroset. Thash udha e mbarë iu qoftë”, rrëfen ai.

Derisa lidhur me këtë pretendim, ka reaguar Xhamia e fshatit Llacë, duke thënë se aktiviteti i tyre lehtë mund të shihet.