“Djajtë e Kuq” e dëshirojnë me çdo kusht mesfushorin e Fiorentinas, bëjnë një ofertë të re

Manchester United mund të bëjë një ofertë prej 30 milionë paundësh për Sofyan Amrabat të Fiorentinës. Më herët klubi Italian kishte refuzuar nga “Djajtë e Kuq” 22 milionë paundë plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh për marokenin, i cili e ndihmoi kombëtaren e tij të arrinte deri në fazën gjysmëfinale të kupës së…

Sport

29/07/2023 17:56

Manchester United mund të bëjë një ofertë prej 30 milionë paundësh për Sofyan Amrabat të Fiorentinës. Më herët klubi Italian kishte refuzuar nga “Djajtë e Kuq” 22 milionë paundë plus 3 milionë të tjera në formë bonusesh për marokenin, i cili e ndihmoi kombëtaren e tij të arrinte deri në fazën gjysmëfinale të kupës së botës Qatar 2022.

Klubi anglez kërkon përforcime në mesfushë dhe 26-vjeçari duket të jetë alternativa e duhur. Me Fred i cili duket pranë Galatasarayt dhe Donny Van de Beek, i cili pritet të futet në tratativa me Real Sociedad, në repartin e mesfushës pritet të ketë mungesa të cilat duhen zëvendësuar deri para mbylljes së merkatos.

Në rastin e arritjes së një marrëveshjeje, Ambrabat do të ishte afrimi i dytë në repartin e mesfushës pas anglezit Mason Mount i cili u mor nga Chelsea. Amrabat është pjesë e Fiorentinës që nga Gushti i vitit 2020, kur u mor nga Hellas Verona për shifrën e 19.5 milionë eurove.

Marokeni ka zhvilluar gjithsej 83 paraqitje me klubin nga Firenze duke shënuar dhe 1 gol. Mesfushori ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm për kombëtaren Marokene në botërorin Qatar 2022, në suksesin e jashtëzakonshëm ku përfaqësuesja afrikane arriti deri në gjysmëfinalen e kompeticionit