Dixon: Veseli s’mori asnjë vendim për ndonjë paraburgosje në Kleçkë, Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha Serbia

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka vazhduar sot deklarimin e tij që nisi dje. Dixon ndër të tjerash në deklarim tha se Gjykata Speciale duhet të ketë kujdes nga dëshmitë e dhëna nga Serbia. Përveç kësaj, ai tha se mbështetja e autoriteteve ndaj kësaj gjykate duhet të merret parasysh. “Autoritetet serbe dhe mbështetja e…

Lajme

12/02/2026 12:49

Avokati i Kadri Veselit, Rodney Dixon ka vazhduar sot deklarimin e tij që nisi dje.

Dixon ndër të tjerash në deklarim tha se Gjykata Speciale duhet të ketë kujdes nga dëshmitë e dhëna nga Serbia.

Përveç kësaj, ai tha se mbështetja e autoriteteve ndaj kësaj gjykate duhet të merret parasysh.

“Autoritetet serbe dhe mbështetja e tyre për këtë gjykatë po ashtu duhet të merren parasysh në veçanti kur flitet për qëllime forenzike për vlerësimin e provave që ata i kanë dhënë gjykatës”, tha Dixon.

Përpos kësaj, Dixon tha se nuk është e ndershme në aspektin intelektual që të argumentosh që mund të anashkalosh politikat serbe.

“Sikurse e kam theksuar edhe më herët, në aspektin intelektual nuk është e ndershme që të argumentosh që mund të anashkalosh politikat serbe dhe dominim serb, ndërkohë që vlerësohet nëse UÇK-ja ka pasur në thelb të njëjtën politikë dhe në të njëjtën kohë të thuash se ka shkuar në drejtim tjetër”, tha ai.

Avokati Dixon vuri në theks se Serbia ka kryer aparteid në Kosovë ngjashëm si në Afrikën e Jugut. Por, dallimi sipas Dixon është që Serbia u mundua të gjykojë ata që kishin vuajtur nën sistemin e tyre, ndërsa në Afrikën e Jugut, ekzekutorët kishin pranuar fajin.

Përpara kësaj, Dixon tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë janë të rëndësishme për Kosovën në aspekt të sundimit të ligjit.

Duke vazhduar tutje në deklarim, Dixon tha se “Rëndësia e DhSK-së për Kosovën është absolutisht e rëndësishme për sundimin e ligjit dhe për pajtime të ardhshme, edhe për një vend të tillë të botës që nuk është në qendër të vëmendjes së botës apo që nuk tërheq vëmendje kryesore në titujt e gazetave ose të lajmeve kryesore, përsëri është e rëndësishme që të merret parasysh e gjithë mbështetja e vendit për këtë gjykatë”, tha ai.

Dixon deklaroi se ZPS-ja citon një pjesë të gjatë, por se kanë përmbledhur vetëm disa nga provat e paraqituar nga ana e tyre.

“Dhe bëhet fjalë për një deklaratë të Naser Krasniqit në lidhje me të ashtuquajturën çështja e Krojmirit e policët ushtarakë.Apo rasti i ashtuquajtur rasti i pesë policëve ushtarakë që akuzoheshin për keqtrajtimin e civilëve në prill.Kjo është pjesë ku thuhet se është bërë e  qartë se ka diskutuar me Veselin dhe i ka dhënë informacione të përgjithshme dhe u largua.Nuk citojnë këtu kundërpyetjet e bëra, por e përzgjedhin këtë nga tërësia pasi në kundërpyetje Krasniqi e bën të qartë se s’ka marrë urdhra nga Veseli apo se s’ka marrë pjesë në Krojmir. Z.Veseli s‘ka marrë pjesë në asnjë vendim për ndonjë paraburgosje të personave në Kleçkë apo lirimin e tyre. Dhe ky ishte diskutimi i vetëm që ka pasur me të, s’ka marrë urdhër dhe s’i ka raportuar atij e kjo megjithatë citohet si provë e marrë nga njësitë e inteligjencës. Si mund ta bëjë këtë parashtrim ZPS-ja? Nuk përmirësohet situata dhe tregon se sa mangësi ka argumenti që tregon”,shtoi ai.

Pas kësaj seanca është ndërprerë për të marrë pauzën./Lajmi.net/