Ditë e Zezë për Yellow Dogs

Dy anëtarë të grupit Yellow Dogs dhe një artist i tretë janë vrarë nga një tjetër muzikant, Ali Akbar Mahammadi Rafie, i cili më vonë i dha fund edhe jetës së tij. Policia beson se sulmi ndodhi pasi Rafie, 29 vjeç, ishte i zhgënjyer pasi ishte përjashtuar nga një tjetër grup muzikor. Dy prej të…

ShowBiz

12/11/2013 10:11

Dy anëtarë të grupit Yellow Dogs dhe një artist i tretë janë vrarë nga një tjetër muzikant, Ali Akbar Mahammadi Rafie, i cili më vonë i dha fund edhe jetës së tij.

Policia beson se sulmi ndodhi pasi Rafie, 29 vjeç, ishte i zhgënjyer pasi ishte përjashtuar nga një tjetër grup muzikor. Dy prej të vrarëve sapo kishin marrë azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ata ishin vëllezër dhe anëtarë të grupit Yellow Dogs, të cilët e përshkruanin veten si një grup ‘Post Punk/Dance Punk’ nga Teherani i Iranit, por që momentalisht banonin në Brooklyn të New Yorkut.

Vrasësi e kreu aktin të hënën paradite. Rafie depërtoi nga një kulmi i një ndërtese dhe në teracën e katit të tretë, ku dritaret ishin të hapura, e qëlloi për vdekje Ali Eskandarian, 35, një muzikant, njoftoi policia.

Ndërkaq, Arash Farazmand, 28, një tjetër anëtar i grupit, u gjet i vrarë në të njëjtën dhomë. Vëllai i tij, Soroush Farazmand, 27, kitarist, ishte duke e përdorur laptopin në shtrat, kur mori lëndime të rënda. Kurse, dy anëtarë tjerë të grupit nuk ishin në banesë në momentin e vrasjeve.