Ditë e mbarë për xhudistët kosovarë, Akil Gjakova kalon në rrethin e tretë në Evropian
Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi. Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi, pasi s’mundi…

Sport
Akil Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.
Garuesi kosovar e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa në atë të dytë e mposhti francezin Maxime Gobert, i cili pësoi lëndim në gju dhe u tërhoq nga meçi, pasi s’mundi të vazhdonte më, shkruan “Express”.
Në kohën shtesë, Gjakova realizoi hedhje për uazari dhe për kalim në raundin tjetër të kategorisë deri 73 kilogramë.
Në rrethin e tretë, Akili do të ketë punë me moldavin Victor Sterpu, përmes së cilit synon ta sigurojë kualifikimin në çerekfinale.
Gjakova synon të fitojë medalje në Evropianin e Xhudos.