Ditë e madhe për Kosovën!
Përfaqësuesja A e Kosovës më 20 nëntor (e hënë) me fillim nga ora 10:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë do ta mbaj stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve katër ditore për Dritaren e Parë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Sport
Ndeshjen e parë, Kosova do ta luaj si nikoqire, kundër Lituanisë.
Stërvitja e paradites e ditës së hënë do të jetë e hapur për mediat e interesuara në 10-15 minutat e para.
Përfaqësuesja jonë prej 20 deri më 23 nëntor do të zhvilloj nga dy seanca stërvitore në ditë, derisa në ditën e ndeshjes, Kosova do ta mbaj një stërvitje në orët e paradites.
Në anën tjetër Përfaqësuesja e Lituanisë do të arrij në Prishtinë më 23 nëntor, ndërsa do ta zhvilloj vetëm një seancë stërvitore dhe atë në ditën e ndeshjes në orët e paradites.
Ballafaqimi ndërmjet Kosovës dhe Lituanisë do të zhvillohet më 24 nëntor me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit C të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.
Një ditë pas kësaj ndeshje, Kosova do të udhëtoj për në Debrecen për t’u përballur me Hungarinë në ndeshjen e dytë kualifikuese. Ky takim do të luhet më 26 nëntor.
Përfaqësuesja e Kosovës (lista e gjerë):
- Arti Hajdari
- Erjon Kastrati
- Alban Veseli
- Granit Rugova
- Dardan Berisha
- Scott Bamforth
- Urim Zenelaj
- Samir Zekiqi
- Ergin Grosha
- Lis Shoshi
- Gëzim Morina
- Fisnik Rugova
- Shawn Jones
- Leonard Mekaj
- Muhamet Hasani