Dita e parë e vitit 2026 – Prishtina renditet e 22-ta në botë për ndotjen e ajrit
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sonte renditet në vendin e 22-të në botë për nivelin e ndotjes së ajrit. Sipas të dhënave të publikuara nga platforma IQAir, një ditë pas ndërrimit të motmoteve, niveli i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur vlerën 98, e cila konsiderohet të mos përbëjë rrezik të lartë për shëndetin…
Lajme
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, sonte renditet në vendin e 22-të në botë për nivelin e ndotjes së ajrit.
Sipas të dhënave të publikuara nga platforma IQAir, një ditë pas ndërrimit të motmoteve, niveli i grimcave të dëmshme PM në Prishtinë ka arritur vlerën 98, e cila konsiderohet të mos përbëjë rrezik të lartë për shëndetin e qytetarëve, transmeton lajmi.net.
Në krahasim me Prishtinën, situata është më shqetësuese në Shkup, i cili nga rajoni renditet më keq, duke zënë vendin e gjashtë në listën e kryeqyteteve më të ndotura në botë./lajmi.net/
