Distria Krasniqi humb në duelin për medaljen e bronztë, renditet e pesta në botë

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit. Në luftën “maratonike” për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, njofton KOK-u, përcjell…

Sport

08/05/2023 17:44

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi, u rendit e pesta e botës në Kampionatin Botëror të xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Në luftën “maratonike” për të bronztën, që zgjati më shumë se 10 minuta, Krasniqi, ishte e pafat, pasi u mund nga dy herë medalistja olimpike, Odette Giuffrida, kategoria -52 kg, njofton KOK-u, përcjell lajmi.net.

Me vendin e 5-të, Disi fiton 720 pikë olimpike Paris 2024. Sot garoi edhe Erza Muminoviq, e cila u ndalë në luftën e parë.

Nesër garojnë Nora dhe Akil Gjakova./Lajmi.net/