Disa vite pas bashkëpunimit me të, Noizy ka një kërkesë për Seven Saraçin
Në vitin 2015 dy artistët kishin realizuar një duet.

ShowBiz
Noizy dhe Seven Saraçi bashkëpunuan për këngën “Si me kon zezake”, e cila rezultoi shumë e suksesshme, shkruan lajmi.net.
Por, së fundi, kompania e cila mbron të drejtat e projekteve të Noizyt, në të gjitha platformat digjitale, kishte një kërkesë për Sevenin.
Me kërkesë të vetë Noizyt, ata përmes një e-maili i kanë kërkuar reperit ta fshijë këtë këngë, pasi nuk pajtohet me publikimin e këtij materiali, pra nuk pajtohet me përdorimin e emrit të tij në këtë material.
Reperi ka postuar e-mailin në InstaStory, por pas disa minutash e ka fshirë, kurse mbishkrimi që i kishte lënë është “Pas 4 vitesh, pse je zemëruar vëlla?”. /Lajmi.net/
