“Disa njerëz janë më ndryshe” – Kurti në Paradë: Duhet të jemi të barabartë
Me rastin e përfundimit të Javës së Krenarisë, kryeministri Albin Kurti tha se parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin që po i bëhet nga shoqëria komunitetit LGBTIQ+. Ai pas përfundimit të marshit të paradës, tha se Kosova garanton barazi për të gjithë qytetarët dhe se duhet të përjashtohen paragjykimet. “Unë mora pjesë në…

Lajme
Me rastin e përfundimit të Javës së Krenarisë, kryeministri Albin Kurti tha se parada e krenarisë afirmon diversitetin dhe kundërshton stigmatizimin që po i bëhet nga shoqëria komunitetit LGBTIQ+.
Ai pas përfundimit të marshit të paradës, tha se Kosova garanton barazi për të gjithë qytetarët dhe se duhet të përjashtohen paragjykimet.
“Unë mora pjesë në këtë paradë, sepse shteti ynë i pavarur garanton barazi për të gjithë dhe secilin”, tha Kurti.
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila tha se LGBTIQ+ duhet të pranohet në shoqëri dhe se të drejtat e tyre nuk duhet cenuar.
“Komuniteti LGBTIQ+ në shoqërinë tonë, duhet të jenë jo vetëm të pranuar, por edhe persona që publikisht deklarohen orientimin e vet, e natyrisht edhe të drejtat e tyre që nuk cenohen”, tha Kusari Lila.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u shpreh se komuniteti LGBTIQ+ po keqtrajtohet pa arsye. Ai shtoi se duhet përkrahur secilin qytetar derisa ata nuk e cenojnë sigurinë.
Me sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, Paradës së Krenarisë i kanë prirë kryeministri Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Kulturës, Hajrulla Cceku, shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Parada ka nisur nga Sheshi “Skënderbeu” duke përfunduar te Biblioteka Kombëtare me një koncert. Pjesëtarë të këtij komuniteti, paradën e shoqëruan me muzikë e vallëzime. Me këtë aktivitet do të përmbyllet edhe Java e Krenarisë.