Disa nga arsyet pse Odegaard ka kërkuar largimin nga Reali

Mesfushori Martin Odegaard dëshiron të largohet në formë huazimi sërish.

Sport

20/01/2021 13:23

Është vendimi nuk është marrë, por norvegjezi ka kërkuar largimin pas disa javëve në mendime, përcjellë lajmi.net.

Mesfushori thuhet se është lënduar nga Zidane sepse tekniku francez nuk ka mbajtur premtimin e bërë gjatë verës.

Këto janë disa arsyet pse lojtari i talentuar dëshiron largimin në janar:

Minutazha e ulët

Nëse shihen statistikat se sa kanë luajtur të gjithë lojtarët, Odegaard renditët në pozitën e 19-të me vetëm 367 minuta. Disa prej tyre i ka humbur shkaku i lëndimit, mirëpo që nga humbja prej Shakhtar, Odegaard ka zhvilluar vetëm pesë minuta.

Ndryshimi i planeve

Minutazha e ulët është arsyeja kryesore. Mirëpo, Odegaard e di si është të jesh vendimtar. Ai e kupton sa vështirë është të fitosh vendin dhe ta mbash në formacionin bazë, pra kërkon kushte dhe duhet pranuar.

Për këtë arsye ai pranoi huazimin në Real Sociedad për dy sezone, por ishte Zidane që e riktheu në verë për të përforcuar mesfushën.

Norvegjezi pranoi se i ishte premtuar vend i rëndësishëm në skuadër, premtim që për disa arsye nuk është mbajtur.

Objektivat e klubit

Para disa muajve sa ishte pjesë e Sociedadit, norvegjezi nuk kishte asnjë objektiv, pos pjesëmarrjes në Evropë.

Mirëpo, te Reali gjërat janë ndryshe dhe duke pasur të gjithë këtë në mendje, Odegaard thuhet se ka vendosur që lëvizja më e mirë është të huazohet sërish.

Ndërkohë, kujtojmë se mesfushori nuk është i ftuar për ndeshjen e radhës kundër Alcoyano në Kupën e Mbretit, vendim taktik që mori Zidane./Lajmi.net/