Diola Dosti dhe Erolld Belegu në pushime, ndajnë fotografi nga atje

Lidhja mes biznesmenit Erolld Belegu dhe nutricionistes Diola Dosti ka bërë bujë në botën e showbizit, tërhequr sytë e fansave dhe të mediave rozë me historinë e tyre të dashurisë. Çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e tyre, ku shihen se janë duke kaluar bashkë pushimet. Fotografitë e tyre në Instagram,…

ShowBiz

21/04/2024 17:18

Lidhja mes biznesmenit Erolld Belegu dhe nutricionistes Diola Dosti ka bërë bujë në botën e showbizit, tërhequr sytë e fansave dhe të mediave rozë me historinë e tyre të dashurisë.

Çifti ka vendosur të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e tyre, ku shihen se janë duke kaluar bashkë pushimet.

Fotografitë e tyre në Instagram, ku shihen pranë njëri-tjetrit në ambientet e qeta dhe romantike, kanë nxjerrë në pah dashurinë dhe harmoninë që mbizotëron në marrëdhënien e tyre.

Erolldi, në një intervistë të kohëve të fundit, zbuloi se takimi i parë me Diolën ka ndodhur në një koncert, një rastësi që i çoi ata drejt nisjes së një udhëtimi të përbashkët.

Diola ka treguar në disa nga fotografitë e saj në rrjetet sociale, se sa e dashuruar është me partnerin e saj.

Dyshja po gëzojnë pushimet e tyre në një prej resorteve më ekzotike dhe luksoze në botë, Bulgari Resort në Bali.

Në një nga postimet e saj në Instagram, Diola ka ndarë një përshkrim romantik: “Të mbështjellë në një ambient shumëngjyrësh dhe në dritën e fundit të ditës, ne jemi të humbur në shoqërinë e njëri-tjetrit. Të rrethuar nga eleganca, megjithatë është e qeshura jonë ajo që mbush vërtet ajrin. Një mbrëmje perfekte ku koha ndalon”.