Dilaver Kryeziu i del në mbrojtje Arif Vladit: Armiku ofshante kur dëgjonte këngën e tij
Dilaver Kryeziu ka dy fjalë për Arif Vladin pas debatit lidhur me "Marshin e UÇK-së".

ShowBiz
Koreografi Dilaver Kryeziu i doli në mbrojtje këngëtarit Arif Vladi, pas debatit të fundit lidhur me këngën “Marshi i UÇK-së”, shkruan lajmi.net.
E gjithë zhurma u shkaktua pas një deklarate të Adelina Ismailit, e cila tha se Vladi është paguar për këtë këngë.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime e replika nga të dyja palët, kurse janë përfshirë edhe persona të tjerë në debat.
Së fundi, koreografi Dilaver Kryeziu thotë se kënga e Arif Vladit është kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë luftëtarët e lirisë.
KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I KRYEZIUT, PA NDËRHYRJE:
“Patriotizmi ka qenë dhe mbetet një nga temat më të rëndësishme dhe të diskutueshme.
Epitetin e kryeatdhetarit, të një pune të ndershme dhe të ndërgjegjshme padyshim se e posedon edhe kryeartisti ynë Arif Vladi , i cili së fundmi është bërë pjesë e disa shkrimeve në mediet tona online, të cilat i lexoj rregullisht për tu informuar me të rejat e ditës.
Lufta bashkoi muzikantë të ndryshëm me qëllim të homogjenizimit kombëtar, duke ngritur moralin e ushtarëve tanë në fushën e betejës. Këngëtarët e asaj kohe e shihnin si një akt detyrimi patriotk t’i këndosh atdheut. Në këtë rrafsh kënga e Arifit është një kryevepër e situatës, e cila kishte të bëjë me kushtrimin e gjithë kombit shqiptar që t’i bashkojë gjithë luftëtarët e lirisë, këngë e cila përfshinte tërë botën shqiptare dhe ishte në cdo cep aty ku frymonte shqip. Armiku kur e dëgjonte këngën e tij ofshante, duke thënë “sa bukur kënduaka ky”. Kurse ju kritikë të mëdhenjë të artistëve kombëtarë ofshani thellë dhe mendoni njëherë se kë po e kritikoni.
Zëri i Arifit buqet ëmbël tek liqenjtë e Lurës.
Arif, rrofsh sa mallet dhe zëri yt kumboftë 100 vjet në skenën shqiptare.
Të do Dila me familje!
Prof. Dilaver Kryeziu, Etnokoreolog”. /Lajmi.net/
