Dikur kushtonin më shumë se një pagë mujore, Olympys ndalon biznesin e kamerave pas 84 vjetësh
Kompania Olympys, do të ndalojë biznesin e saj pas 84 vjetësh – ndërsa dikur ishte një nga markat më të njohura në botë.
Auto & Tek
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania tha që përkundër disa përpjekjeve të mira të kamerës, ajo më nuk është fitimprurëse.
Ardhja e telefonave të avancuar ishte një faktor kryesor, deklaron kompania, ndërsa kishte regjistruar humbje gjatë tre viteve të fundit.
Kompania japoneze e bëri kamerën e saj të parë në vitin 1936, dhe kushtonte në atë kohë më shumë se një pagë mujore në Japoni.
