Dikur fshiheshin pas tij, sot e fyejnë: Turrja e VV-së ndaj Ramush Haradinajt
Pas dështimit të debatit televiziv ndërmjet tre kandidatëve për kryeministër të Kosovës me vendim të Komisionit të Pavarur për Media (KPM), zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të LDK-së filluan me linçime publike dhe fyer në drejtim të Ramush Haradinajt, kandidatit për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma.
Lajme
Ajo e quajti edhe të sëmurë Haradinajn, duke harruar se para pak muajsh protestonin bashkë dhe ishin në të njëjtin “front” me të.
Në fakt, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes ‘fshiheshin’ pas Haradinajt gjatë trazirave në Kuvend. Fuqinë e merrnin nga kundërshtimi i tij.
I ashpër ndaj Haradinajt u tregua edhe Ylli Hoxha, i cili është në bashkëqeverisje me AAK-në Komunën e Prishtinës, aty ku është asamblist, shkruan lajmi.net.
“Debati u anulu. Ramushi i mushi…tlinat!”, shkroi ai.
Me gjuhë të njëjtë për Ramushin foli edhe Fisnik Ismajli, duke ironizuar me kryetarin e AAK-së.
“Me kanë me i rrxue duert, a mu shtye kush po çon ma randë, Rambo kish dalë menjiherë kundër Albinit n’telvizor. Amo, 18 vjetët e fundit ky shtet politikë po mundohet me ba, edhe qekjo fushëbetejë s’asht ma e gjyksit, por e mendjes”, shkroi Ismaili.
Edhe Bardhyl Meta i LDK-së ka ironizuar me Haradinajn.
Të gjithë këtyre u është përgjigjur sot AAK dhe Haradinaj, duke thënë se ka qenë vendim i KPM-së që mos të mbahen debate publike para fillimit zyrtar të fushatës më 31 maj.
Haradinaj është shprehut i gatshëm për debat kur të fillojë fushata. /Lajmi.net/