Digjen dy aeroplanë luftarakë turq, katër të vdekur

Në rajonin juglindor të Turqisë, Malatya, janë rrëzuar dy avionë luftarakë dhe nga kjo përplasje kanë vdekur të katër anëtarët e ekuipazhit .

Bota

24/02/2015 22:23

“Për fat të keq , katër prej tyre u vranë. Ne kemi gjetur mbeturinat”, tha në Parlamentin e Turqisë ministri i Brendshëm, Efkan Alta.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe si ka ndodhur ai. Por, mund të supozohet se bëhet fjalë për përplasje mes këtyre dy aeroplanëve gjatë fluturimit.