Diell e shi, ja parashikimi i motit për javën e ardhshme
Moti në vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit. Nga e mërkura do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29°C,…
Lajme
Moti në vendin tonë gjatë javës së ardhshme do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të martën priten riga shiu në disa pjesë të vendit. Nga e mërkura do të ketë rritje graduale të temperaturave, me vlera maksimale që të enjten mund të arrijnë deri në 29°C, transmeton KosovaPress.
Temperaturat minimale do të jenë më të ulëta gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit.
E hënë, 14 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 24°C. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi me shpejtësi 1-4m/s.
E martë, 15 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me riga shiu në disa pjesë të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24°C. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s
E mërkurë, 16 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 28°C. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-4 m/s.
E enjte, 17 shtator
Moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 29°C. Do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtesi 1-3m/s.
E premte, 18 shtator
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të kufizuara mund të ketë ndonjë rigë shiu.Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 13°C, ndërsa maksimalet nga 23 deri në 27°C. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-4m/s.
Kushtet biometeorologjike
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, kushtet biometeorologjike gjatë kësaj periudhe do të jenë kryesisht të favorshme. Në orët e mëngjesit, temperaturat relativisht të ulëta mund të shkaktojnë ndjesi freskie, ndërsa gjatë ditës, sidomos nga e mërkura, rritja e temperaturave do të krijojë kushte më të ngrohta dhe përgjithësisht të përshtatshme për shumicën e aktiviteteve në ambient të hapur.
Kushtet agrometeorologjike
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton po ashtu se kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për aktivitetet bujqësore. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten relativisht të larta, ndërsa reshjet e mundshme të së martës mund të kontribuojnë në përmirësimin e lagështisë së tokës në zonat ku do të ketë reshje. Temperaturat e mëngjesit do të jenë më të ulëta, por pa ndonjë rrezik për bimësinë.