Diego Costa vetë ofrohet te gjiganti anglez
Ish sulmuesi i Chelseas, Diego Costa e ka ofruar vetën te rivali londinez, Arsenal.
Sport
Costa është agjent i lirë, ngase ndërpreu kontratën me Atletico Madridin këtë muaj dhe është i interesuar për rikthimin në Premierligë, transmeton lajmi.net.
Sipas Todo Fichajes, klubet nga MLS dhe Turqia kanë bërë ofertat, por spanjolli është i interesuar t’i bashkohet Arsenalit.
Arsenali edhe më herët ka transferuar lojtarë nga “Blutë”, andaj nuk do ishte çudi transferimi i Costas.
Por, nga ana tjetër skuadrës së Mikel Artetas nuk i nevojitet qendërsulmues shkaku i Pierre-Emerick Aubameyang./Lajmi.net/