DiCaprio mbledhë 40 milionë $ në galanë në Saint Tropez

Aktori ka arritur sukses edhe këtë herë në galanë që ka organizuar, duke mbledhë 40 milionë $ për të shpëtuar ambientin.

ShowBiz

24/07/2015 10:32

Dihet se Leonardo DiCaprio që nga viti 1998 është një aktivist i pandalshëm kur është fjala për natyrën, kafshët, oqeanin dhe planetin tokë në përgjithësi, transmeton Lajmi.net.

Ai ka filluar traditën që çdo vit të organizojë gala për të mbledhur fonde që do shkojnë për mbrojtjen e ambientit ndërsa në mbrëmje kanë qenë të pranishëm shumë të famshëm që kanë dhuruar gjërat e tyre me vlerë për ankand.

Shumë stoli janë dhuruar ndërsa mes ofertave ka qenë edhe një pjesë e ishullit Belize të DiCaprios dhe një pushim në Monaco i dhënë nga Princi Alberti II i Monacos.(Lajmi.net)