DiCaprio do luajë në filmin e radhës të Martin Scorsese

Leonardo DiCaprio dhe Martin Scorsese do bashkëpunojnë edhe në një film, të gjashtin me radhë.

ShowBiz

11/08/2015 12:47

Pas dy vitesh, dyshja e pandashme e filmave, aktori Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese do bashkëpunojnë përsëri për filmin e radhës, ‘The Devil in the White City’.

DiCaprio do aktrojë atë që njihet si vrasësi i parë serial në Amerikë, H.H. Hamilton, në filmin që do drejtohet nga Scorsese , transmeton Lajmi.net.

Dr. Henry Howard Holmes dokumentohet si një ndër vrasësit e parë serial në historinë modern, i cili ka pranuar se ka vrarë 27 femra ndërsa besohet t’i ketë marrë jetën plot 200 viktimave.

Paramount ka blerë të drejtat për filmin që është duke u planifikuar për t’u bërë në gjithë dekadën e fundit, me disa përpjekje të dështuara derisa ka rënë në duar të sigurta, ndërsa DiCaprio i ka vënë syrin që nga viti 2010.

Bashkëpunimi mes aktorit dhe regjisorit vjen dy vite pas filmit të suksesshëm ‘The Wolf of the Wall Street‘ ndërsa dyshja kanë bashkëpunuar edhe në filmat hit si ‘Gangs of New York‘, ‘The Aviator‘, ‘The Departed‘ dhe ‘Shutter Island‘./Lajmi.net