Diaz mbetet në Milan

Mesfushori Brahim Diaz pritet të qëndrojë te Milani.

Sport

25/06/2021 10:25

Diaz ishte i huazuar te Rossonerët sezonin e kaluar nga Real Madridi, raporton lajmi.net.

Siç duket dy klubet kanë arritur marrëveshjen për huazimin e mesfushorit edhe në sezonin e ardhshëm.

Lajmin e ka konfirmuar mbrëmë presidenti i ‘Los Blancos’ Florentino Perez gjatë një interviste ku tha:

“Brahim Diaz do të qëndrojë në Milan të paktën edhe për një vit tjetër. Ai është rritur shumë atje dhe ne kemi shumë lojtarë, disa prej tyre duhet të huazohen.”

21-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Milanit në të gjitha garat, duke realizuar shtatë gola dhe katër asistime. /Lajmi.net/