DIARIO AS: Ronaldo do të ishte i gatshëm ta reduktonte pagën vetëm për të kaluar te Real Madridi

Cristiano Ronaldo do të ishte gati që ta përgjysmonte pagën vetëm që t’i bashkohet Real Madridit për gjashtë muaj. Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve lojtari është i gatshëm të sakrifikojë në këtë aspekt, që të luajë në nivele të larta, transmeton lajmi.net. Gjithsesi, kjo lëvizje nuk është fort e mundshme të…

Sport

26/11/2022 10:40

Cristiano Ronaldo do të ishte gati që ta përgjysmonte pagën vetëm që t’i bashkohet Real Madridit për gjashtë muaj.

Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve lojtari është i gatshëm të sakrifikojë në këtë aspekt, që të luajë në nivele të larta, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, kjo lëvizje nuk është fort e mundshme të ndodhë, kur dihet se “Los Blancos” nuk e kanë ndonjë interes për të nënshkruar.

Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i lojtarit që tash për tash është pa skuadër. /Lajmi.net/