Diario AS: Gjasat që Kroos të pensionohet në sezonin e ardhshëm janë të mëdha

Toni Kroos mund të pensionohet nga futbolli në sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve, Real Madridi beson se kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejti. Lojtari është përfolur kohë më parë se po e mendon pensionimin nga futbolli i luajtur, gjithsesi nuk ka asnjë reagim nga ai. Burime të…

Sport

28/09/2022 22:34

Toni Kroos mund të pensionohet nga futbolli në sezonin e ardhshëm.

Të paktën kështu raporton Diario AS, sipas të cilëve, Real Madridi beson se kjo gjë mund të ndodhë shumë shpejti.

Lojtari është përfolur kohë më parë se po e mendon pensionimin nga futbolli i luajtur, gjithsesi nuk ka asnjë reagim nga ai.

Burime të cilave iu referohet Diario AS flasin për një proces të përshpejtuar.

Mbetet të shihet nëse do të konfirmohet pensionimi i gjermanit pas majit.

Ai “i vari këpucët në gozhdë” me kombëtare pas kohë më parë, veprim ky që la të kuptohej se largimi total nga futbolli i tij është afër. /Lajmi.net/