Dialogu letrar shqiptaro-serb në Prishtinë

Në Prishtinë do të organizohet një tryezë e rrumbullakët për letërsi në mes të shkrimtarëve nga Kosova dhe Serbia. 

ShowBiz

27/05/2014 16:06

Fondacioni Qendra Mediale e Sarajevës dhe PEN Qendra nga Kosova, nën mbështetjen e Ambasadës Norvegjeze në Prishtinë, do të organizojnë më 31 maj në Prishtinë një takim në mes të shkrimtarëve të Kosovës dhe Serbisë.

Në debatin me titull “Vetëm dialog – Samo dijalog – Dialogue only”, i cili ka për qëllim promovimin e revistës “Fletoret e Sarajevës”, do të marrin pjesë debatuesit nga Kosova, Anton Berishaj, Azem Vlasi, Hasnije Ilazi, Basri Capriqi dhe Halil Matoshi. Ndërsa nga Serbia do të marrin pjesë, Radoslav Petkoviq, Vladimir Arsenijeviq, Mirjana Gjurgjeviq, Srgjan V. Teshin, Vladislava Gordiq-Petkoviq dhe Tatjana Rosiq.