Di Marzio: Kontrata e Mbappe te Real Madrid është gati, ata duan edhe Haaland

Eksperti i transferimeve, Gianluca di Marzio ka dhënë disa detaje për Real Madridin, që kërkon dy yjet Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Sport

12/01/2022 16:39

Di Marzio raporton se francezi ka vendosur t’i bashkohet “Los Blancos” dhe që kontrata është gati, por nuk do nënshkruhet deri në fundin e shkurtit, transmeton lajmi.net.

“Kontrata e Mbappe me Real Madrid është gati, por nuk do e nënshkruajë deri në fundin e shkurtit. Lojtari ka vendosur për kalimin në Madrid”.

Tutje, Di Marzio foli edhe për situatën e Realit sa i përket Haaland, duke konfirmuar që klubi spanjoll do shkojë pas norvegjezit.

“Real Madrid sigurisht do provojë nënshkrimin me Haaland pranë Mbappe, por Haaland ka shumë opsione”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, raportohet se Haaland do vendos përfundimisht për të ardhmen në muajin mars./Lajmi.net