Di Maria pret ofertë nga Barcelona

Angel Di Maria është duke pritur një ofertë nga Barcelona.

Sport

06/06/2022 09:35

Di Maria tashmë është një lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Paris Saint Germain.

Së fundmi lojtari ishte i lidhur me një transferim drejt Juventusit, por diçka e tillë nuk pritet të ndodhë,

Siç njofton ‘Mundo Deportivo’ argjentinasi nuk është pranë të kaloj te ‘Zonja e Vjetër’, pasi ai pret ofertë nga gjiganti katalanas Barcelona, përcjell lajmi.net.

Di Maria dëshiron të luajë në një klub të madh evropian, pasi kërkon të luajë në nivel të lartë përpara ndeshjeve të Kupës së Botës dhe Barca po shihet si opsioni i tij ideal.

Mbetet të shihet nëse Xavi Hernandez do të transferojë në ‘Camp Nou’ argjentinasin./Lajmi.net/