Di Maria kërkon pagë prej 8 milionë euro
Angel Di Maria kërkon një pagë vjetore prej 8 milionë euro.

Sport
Mesfushori argjentinas do të largohet si një lojtar i lirë nga Paris Saint Germain me të përfunduar sezoni.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë së fundmi, ai është i lidhur me një kalim drejt Juventusit.
Ekipi nga Torino kanë shfaqur interesim për të dhe si duket Di Maria është i vendosur të luajë në Itali.
Problem për ekipin e Maxi Allegrit mund të jetë paga.
Pasi siç njofton ‘Marca’ mesfushori kërkon pagë vjetore prej 8 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse Juve do të pranojë kërkesën e argjentinasit./Lajmi.net/