Di Maria, 48 orët e fundit në Real
Angel di Maria mund të transferohet në Manchester United brenda 48 orëve të ardhshme. Sipas “CaughtOffside”, ylli i Real Madridit po shkon drejt Old Traffordit.

Sport
E ardhmja e Angel di Marias vazhdon të jetë një temë e nxehtë në Real Madrid. Tifozët në Santiago Bernabeu e pritën me ovacione inkuadrimin e tij në lojë në çerekun e fundit të takimit kundër Atletico Madridit në Superkupën e Spanjës.
Por, kjo mund të ketë qenë hera e fundit që ata e përcollën Di Marian me fanellën e Los Blancos.
Sipas portalit “CaughtOffside”, menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e Di Marias dhe gjithçka mund të realizohet brenda 48 orëve të ardhshme.
Sipas portalit në fjalë, Red Devils do të paguajnë 70 milionë euro për Di Marian, ofertë që plotëson kërkesën e Real Madridit.