Dhurata më pështirë që mund t’i vije për ditëlindje

Një skenë e neveritshme ka ndodhur në festimin e një gjashtëmbëdhjetë vjeçare në Pensilvani të SHBA-ve. Derisa ishin duke festuar ditëlindjen e vajzës në oborrin e shtëpisë, një aeroplan që kaloj mbi ta lëshoj jashtëqitjet njerëzore të mbetura në kantinat e tij mbi vendin ku po zhvillohej ceremonia.

Fun

22/05/2015 15:39

Më shumë se dyzet të ftuar mbetën të tmerruar kur për disa minuta gjithçka ishte mbuluar nga jashtëqitja, raporton The Mirror.

Kirstie Rogy, njëra nga të ftuarat në festë ka rrëfyer për mediet lokale duke thënë “ne sapo u bëmë gati të shpërndanim tortën, por falë Zotit arritëm ta fusnim pa u ndotur sërish brenda, sepse për dy minuta diçka ra nga qielli”.

Ndërsa familja beson që jashtëqitjet ishin hedhur nga ndonjë aeroplan që po fluturonte andej rrotull.

Rregulloret përcaktojnë që depozitat e tilla të duhet të zbrazen në aeroport, ndërsa Zyra Federalet e Avizcionit ka filluar hetimet në lidhje me këtë incident. ( lajmi.net)