Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht nënën e tij, arrestohet 41-vjeçari në Berat

Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Lajme

09/06/2020 22:18

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin: F. A., 41 vjeç, banues në Berat”, njofton policia.

Arrestimi i këtij shtetasi në Shqipëri u bë pasi, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases E. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale”Dhuna në familje”.