Dhunë në familje në Kamenicë, ndërhyn policia dhe arreston të dyshuarin

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Kamenicë, ku një person ka përfunduar në pranga pas një konflikti fizik. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është…

Lajme

09/04/2026 09:34

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Kamenicë, ku një person ka përfunduar në pranga pas një konflikti fizik.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor.

I dyshuari me vendim të prokurorit kompetent është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

“Kamenicë / 08.04.2026 – 09:56. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.