DHTIK mirëpret zgjedhjen e Shiroka-Pulës Presidente: Stabiliteti institucional të shoqërohet me vendimmarrje të shpejtë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës. DHTIK i ka uruar Presidentes së re sukses në mandatin e saj, duke shprehur pritjen që ai të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik e…

Lajme

07/10/2026 09:20

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka mirëpritur tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës.

DHTIK i ka uruar Presidentes së re sukses në mandatin e saj, duke shprehur pritjen që ai të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin ekonomik e social, raporton lajmi.net

Në reagim, Dhoma ka rikujtuar se kishte bërë thirrje të vazhdueshme ndaj spektrit politik për tejkalimin e situatës institucionale dhe shmangien e një cikli të ri zgjedhor, i cili, sipas saj, do të mund të sillte pasiguri të mëtejshme dhe të ndikonte në ekonominë e vendit.

Pas zgjedhjes së presidentes së re, DHTIK ka kërkuar nga institucionet që të fokusohen në adresimin e problemeve të grumbulluara, veçanërisht atyre që lidhen me zhvillimin ekonomik, klimën e të bërit biznes dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Stabiliteti institucional duhet të shoqërohet me vendimmarrje të shpejtë dhe konkrete për çështjet që presin zgjidhje, duke krijuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të favorshëm për investime, punësim dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në reagimin e DHTIK.

Dhoma ka bërë të ditur se do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit./Lajmi.net/