DhTIK i reagon ZRrE-së pasi thanë se Gjykata Themelore ka marrë vendim në lidhje me një padi të tyre: Jemi në pritje të këtij aktvendimi
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të cilët kanë thënë se kanë pranuar një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë tonë. DhTIk ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë…

Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të cilët kanë thënë se kanë pranuar një aktvendim të supozuar të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me padinë tonë.
DhTIk ka thënë se nuk kanë pranuar asnjë aktvendim nga Gjykata lidhur me këtë çështje dhe se pretendimi i ZRrE-së se ky proces nuk mund të ndalet, është në kundërshtim me vetë parimet e shtetit ligjor dhe të drejtës për mbrojtje gjyqësore.
“Çdo vendim duhet të merret në mënyrë transparente, dhe me respektim të plotë të të drejtave të palëve në procedurë. Ne po e presim aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe do ta njoftojmë publikun. DhTIK qëndron fuqishëm prapa deklarimeve të saj se procesi i liberalizimit është shoqëruar me një sërë shkeljesh procedurale dhe substanciale, të cilat janë evidentuar edhe nga institucionet evropiane. Ne do të vazhdojmë të ndjekim të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur interesin e bizneseve dhe për të siguruar që proceset e reformave në vend të zhvillohen në përputhje me ligjin, interesin publik dhe standardet evropiane”, thuhet në reagimin e tyre. /Lajmi.net/