Dhoma e Përfaqësuesve miraton fondin prej 1.9 trilionësh për rimëkëmbje ekonomike në SHBA

Presidenca e Shteteve të Bashkuara të Amerikës po planifikon një fond prej 1.9 trilion dollarësh për Rimëkëmbje të vendit.

Bota

27/02/2021 08:35

Sipas asaj që raporton Reuteres, mëngjesin e së shtunës do të vendoset për 1.9 trilion dollarë që do të futen në ekonomi në mënyra të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Plani i Presidentit Joe Biden 1.9 trilionë dollarë për të adresuar rimëkëmbjen ekonomike për njerëzit dhe ekonominë të shkaktuar nga pandemia COVID-19 kaloi Dhomën e Përfaqësuesve të shtunën herët dhe do të merret në shqyrtim nga Senati.

Biden ditët e fundit ka shpërndarë miliona maska për qytetarët amerikanë dhe kështu po i del në krah përmbushjes së një nga premtimet e tija elektorale për të sanuar dëmet e pandemisë COVID-19. /Lajmi.net/