Lushtaku për aksionin në Skënderaj: Mbi 5 mijë pjesëmarrës po i pastrojnë mbeturinat
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale. Lushtaku, ka bërë të ditur se, mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët. Postimi: Aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale po…
Lajme
Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar se është duke vazhduar aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale.
Lushtaku, ka bërë të ditur se, mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët.
Postimi:
Aksioni për pastrimin e mbeturinave dhe largimin e deponive ilegale po vazhdon me intensitet të plotë.
Mbi 5000 pjesëmarrës janë angazhuar në këtë ditë, duke përfshirë institucionet komunale, nxënësit, shkollat dhe qytetarët. Ky mobilizim i jashtëzakonshëm dëshmon qartë vetëdijen dhe vullnetin tonë të përbashkët për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.
Së bashku po i japim fund ndotjes dhe po ndërtojmë një standard të ri për komunën tonë!