Dhjetëra të lënduar në një aksident treni në SHBA (Foto&Video)
Një tren i kompanisë “Amtrak”, me 213 pasagjerë në bord, është përplasur me një kamion me rimorkio në Karolinën e Veriut, por fatmirësisht asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.

Bota
Sipas autoriteteve të Departamentit të Transportit në Karolinën e Veriut, 59 pasagjerë të trenit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, por asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën, njofton BBC, transmeton lajmi.net.
Aksidenti ka ndodhur në momentin kur kamioni është përpjekur të kthehet në kahjen e kundërt të rrugës, por ka ngecur në binarë dhe është goditur nga treni, duke e ndarë përgjysmë.
