Dhjetë fakte interesante rreth Koresë së Veriut
Sa në të vërtetë dini për njërin nga vendet më kontroverse në botë?
Bota
Kohë pas kohe dëgjoni lajme të reja rreth gjendjes në Korenë e Veriut, kryetarit të saj dhe qytetarëve të cilët ikin nga ky vend. Por sa fakte themelore i dini për këtë vend të mbyllur, që për shumicën prej nesh deshëm apo nuk deshëm na magjepsin?
Ja disa prej fakteve:
– Në Korenë e Veriut ekzistojnë 28 frizura të lejueshme. Më saktë, femrat mund të zgjedhin mes 14 stileve të ndryshme të rregullimit të flokëve.
– Koreja e Veriut është fuqia ushtarake e katërt më e madhe në botë, me mbi 1.19 milion ushtarë që shërbejnë në këtë vend, derisa Shtetet e Bashkuara për shembull kanë 1.369 milion ushtarë.
– Shkalla e personave që dinë shkrim-lexim është e 100 për qind.
– Për konjakun Hennessy shpenzojnë 1.2 milion dollarë në vit.
– Më pak se 20 për qind e tokës mund të përpunohet për qëllime bujqësore.
– Produkti i brendshëm bruto kap shifrën prej 40 miliard.
– Produkti i brendshëm bruto për kokë banori është 1.800 dollarë, derisa në Shtetet e Bashkuara 51.784 dollarë.
– Vendi mbulon 25.554 kilometra të rrjetit rrugor, por më pak se 3 për qind janë të asfaltuara.
– Koreja e Veriut është pak më e madhe sesa Bullgaria, gjithashtu ka sipërfaqe sa shteti amerikan i Pensilvanisë, raporton “Business Insider”.