Detaje të reja nga aksioni i sotëm ku u prangos edhe një ish-ministër – Shtatë të arrestuar dhe rreth 20 mijë euro të konfiskuara
Detaje të reja janë bërë publike nga aksioni i zhvilluar sot në Prishtinë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i cili është realizuar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku po raportohet se një ish-ministër edhe një kryetar gjykate janë arrestuar. Operacioni policor ka të bëjë me dyshime për përfshirje në…
Lajme
Detaje të reja janë bërë publike nga aksioni i zhvilluar sot në Prishtinë kundër korrupsionit dhe keqpërdorimit të detyrës zyrtare, i cili është realizuar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku po raportohet se një ish-ministër edhe një kryetar gjykate janë arrestuar.
Operacioni policor ka të bëjë me dyshime për përfshirje në disa vepra të rënda penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e detyrës zyrtare, dhënien dhe marrjen e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin dhe armëmbajtjen pa leje, transmeton lajmi.net.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij aksioni janë arrestuar shtatë persona: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi disamujore, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Të dyshuarit janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave, ndërsa me vendim të Prokurorisë Speciale janë ndaluar për 48 orë.
Gjatë bastisjeve dhe kontrolleve janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme si dhe pajisje elektronike.
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se hetimet për këtë rast po vazhdojnë, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ndërsa priten edhe veprime të tjera hetimore në ditët në vijim.
Njoftimi i plotë: