Dështon Verstappen, por Red Bull fiton me Perez – gara e Singaporit shënohet me shumë aksidente, 6 pilotë e mbyllin para kohe
Gara për Çmimin e Madh të Singaporit është mbyllur me shumë aksidente të regjistruara dhe me shumë gjashtë pilotë që e mbyllën garën para kohe. Red Bull merr fitoren përsëri, ndonëse Verstappen dështoi. Skuadra e Red Bull ka regjistruar një fitore tjetër, duke marrë pozitën e parë me Sergio Perez, shkruan lajmi.net. Piloti meksikan përfundoi…
Sport
Gara për Çmimin e Madh të Singaporit është mbyllur me shumë aksidente të regjistruara dhe me shumë gjashtë pilotë që e mbyllën garën para kohe. Red Bull merr fitoren përsëri, ndonëse Verstappen dështoi.
Skuadra e Red Bull ka regjistruar një fitore tjetër, duke marrë pozitën e parë me Sergio Perez, shkruan lajmi.net.
Piloti meksikan përfundoi në pozitën e parë, duke lënë prapa vetes pilotët e Ferrari, Charles Leclerc dhe Carlos Sainz, të cilët kompletuan podiumin.
Max Verstappen dhe Lewis Hamilton përfunduan në pozitat tetë dhe nëntë, kurse George Russell ishte i fundit nga pilotët që mbeten në pistë deri në fund.
Të tre Hamilton, Verstappen e Russell patën nga një përplasje me anësoret gjatë garës dhe humbën sekonda të vlefshme.
Lideri i garës, Perez do të hetohet pas garës për shkelje të rregullores gjatë kohës kur makina virtuale e sigurisë ishte aktive, por me 7+ sekonda epërsi, fitoren e ka të sigurt edhe nëse aplikohet ndonjë ndëshkim për të. /Lajmi.net/