Dështon edhe raundi i dytë në KGJK, rishpallet konkursi për kryesuesin
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku dy kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi, sikurse në raundin e parë, morën nga pesë vota. Me këtë rast, dështoi zgjedhja e kryesuesit të ri dhe u rishpall konkursi. Edhe këtë herë, në votim morën pjesë 11 anëtarë,…
Lajme
Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ku dy kandidatët Besnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi, sikurse në raundin e parë, morën nga pesë vota.
Me këtë rast, dështoi zgjedhja e kryesuesit të ri dhe u rishpall konkursi.
Edhe këtë herë, në votim morën pjesë 11 anëtarë, ku një votë u shpall e pavlefshme, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Zëvendëskryesuesja Arjeta Sadiku tha se në bazë të Rregullores, meqenëse asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme, rishpallet konkursit.