Dështim i radhës në Kampioni
Atletico Madridi ka bërë një dështim të radhës, pasi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te skuadra e Espanyolit.
Sport
Pjesa e parë ishte e balancuar. Sidoqoftë, Miranda në minutën e 45+3 ndëshkohet me karton të kuq duke i vështirësuar punët skuadrës së tij.
Deri në fund kishim raste nga dy skuadra po asnjëra nga ata nuk ka arritur të shënojë ndonjë gol.
Me këtë barazim, Atletico Madridi është në kuotën e 55 pikëve në vendin e katërt të tabelës së La Ligas, dy më pak se Valencia që është në vendin e tretë.