Dëshmitë kyçe të mbrojtjes vulosin fazën finale të procesit ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit, pas një kohë të gjatë dëshmish. Betejës ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes po i vjen fundi. Institutet e drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se dëshmitarët e mbrojtjes me pozita të larta ushtarake dhe diplomatike kanë dhënë dëshmi të pamohueshme që konfirmojnë se UÇK-ja ishte një…

Lajme

23/11/2025 23:30

Procesi gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit, pas një kohë të gjatë dëshmish. Betejës ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes po i vjen fundi. Institutet e drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se dëshmitarët e mbrojtjes me pozita të larta ushtarake dhe diplomatike kanë dhënë dëshmi të pamohueshme që konfirmojnë se UÇK-ja ishte një ushtri vullnetare me hierarki horizontale, duke ofruar prova kredibile periudhës së luftës.

Procesi më i madh gjyqësor në Speciale ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së po i afrohet fundit, duke mbyllur një maratonë të gjatë dëshmish dhe betejën ligjore mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Numri i limituar i dëshmitarëve të mbrojtjes, por me pozicione të larta ushtarake dhe diplomatike që përfaqësojnë shtetin amerikan, kanë dhënë dëshmi me peshë.

Fondi për të Drejtat Humanitare vlerëson se dëshmitë kanë konfirmuar mbrojtjen, se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte një hierarki horizontale.