Deshi të bëjë akrobacione jashtë trenit, për pak sa nuk i ndodh më e keqja

Një burrë në Indi ka shpëtuar për një fije peri derisa po bënte “akrobacione” jashtë trenit me të cilin po udhëtonte.

Fun

23/02/2020 18:37

Rreziku filloi të shfaqej kur ai humbi forcën në dorën me të cilën po mbahej për treni dhe përfundoi në tokë, ku për pak sa nuk përfundoi nën rrotat e mjetit transportues, transmeton lajmi.net.

Autoritet e Ministrisë së Hekurudhave në Indi ka bërë të ditur se kanë filluar hetimet dhe se janë duke analizuar pamjet.

Ndërkohë, më poshtë do arrini të gjeni pamjet ku tregojnë akrobacionet dhe rrezikshmërinë të cilën haste burri i pa identifikuar. /Lajmi.net/