Deschamps thotë se Franca ka një plan për të ndalur Messin

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se ‘Gjelat’ e kanë një plan për të ndalur Messin kur të përballet me Argjentinën të dielën në kuadër të finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”. Ylli argjentinas, Leo Messi ka treguar formë të lartë në këtë Botëror. Ai udhëhoqi ekipin e tij drejt finales së…

Sport

16/12/2022 20:37

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ka lënë të kuptohet se ‘Gjelat’ e kanë një plan për të ndalur Messin kur të përballet me Argjentinën të dielën në kuadër të finales së Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Ylli argjentinas, Leo Messi ka treguar formë të lartë në këtë Botëror.

Ai udhëhoqi ekipin e tij drejt finales së madhe për Kampionatin Botëror, si një lojtar kyç i gjithë kombëtares.

Messi ka shënuar pesë gola deri tani për Argjentinën në këtë Botëror, por Franca është e gatshme që të merr masat e duhura për ta mbajtur të qetë atë.

“Ne veçse jemi takuar me të, e mbani në mend (në Kupën e Botës 2018)? Ne do të mendojmë për atë gjë. Sigurisht, ka masa që do të merren për të limituar influencën e tij. Para katër vitesh, ne prisnim që ai të luante në të djathtë dhe ai ishte duke luajtur si sulmues qendror. Tani, ai është në rolin e organizatorit, ai ka më shumë liri, kështu që do të jetë e vështirë për ta ruajtur atë. Vetëm nëse është i sëmurë, ne nuk e dimë, sigurisht nuk e dua atë gjë për të”, tha Deschamps.

Franca e mposhti Messin dhe Argjentinën para katër vitesh në Rusi, ku përgjatë rrugëtimit deri te triumfi, francezët eliminuan Argjentinën me shifrat 4:3 në eliminatore.

Finalja e këtij Botërori zhvillohet më 18 dhjetor, nga ora 16:00./Lajmi.net/